Heshtje në PDK, s’flet as kryetari Veseli

E publikuar: 05/12/2016 09:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duket se rezultatet e zgjedhjeve në Drenas, nuk dolën siç prishte Partia Demokratike e Kosovës.

Që nga mbrëmë asnjë zyrtar i kësaj partie nuk e tha asnjë fjalë të vetme.

Nuk foli as kryetari i partisë Kadri Veseli. Në udhëheqjen e këtij të fundit, PDK për herë të parë që nga paslufta nuk ka arritur të siguroj fitore në raundin e parë të zgjedhjeve në Drenas.

Postimi i tij i fundit në rrjetet sociale rreth zgjedhjeve në Drenas, ishte me 2 dhjetor.

Heshtje totale ka edhe nga zyrtarët e tjerë dhe simpatizantët e partisë. Askush nga PDK nuk doli asnjë fjalë të vetme për rezultatin e dobët mbrëmë në Drenas.

Sipas rezultateve preliminare, kadidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, do të detyrohet të garoj edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Drenasit me Isa Xhamajlajn e ‘Nismës për Kosovën”.

Përndryshe, në raport me zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2013, kandidati i PDK-së ka marrë rreth 19 për qind më pak vota./Gazeta Express