Lajmet

Heshtje në PDK për skandalin e Grabovcit – askush s’ia kërkon dorëheqjen

14.08.2016 16:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Heshtje në PDK për skandalin e Grabovcit – askush s’ia kërkon dorëheqjen

Zyrtarët e PDK’së kanë zgjedhur heshtjen përball përgjimeve të Nënkryetarit të Partisë, Adem Grabovcit. S’kanë folur as Kryetari Kadri Veseli e Zëvendëskryetari Enver Hoxhaj. Koment s’kanë as tre Nënkryetarët, Hajredin Kuçi, Memli Krasniqi e Arsim Bajrami. Askush prej këtyre zyrtarëve nuk ia ka kërkuar publikisht dorëheqjen Nënkryetarit të përshirë në skandalin e punësimeve të paligjshme.
Partia e Kadri Veselit para pak minutash ka lëshuar qëndrim sa i përket lirimit të urës mbi lumin Ibër të Mitrovicës. Mirëpo, asnjë fjalë s’e kanë thënë për skandalin e përgjimeve ku Adem Grabovci dëgjohet teksa bën pazare me pozitat publike. Punëson militantë partiakë në borde, në Ministri, në Polici e Prokurori.

Për këtë skandal s’ka folur as Kadri Veseli, i cili e mban pozitën e Kryetarit të PDK’së sikurse ka hesht edhe Enver Hoxhaj, Zëvendëskryetar.

Adem Grabovci, aktualisht, mban pozitën e Nënkryetarit të PDK’së dhe udhëheq me deputetët e kësaj partia në Parlament. Më herët ka mbajtur pozitën e Zëvendësministrit në Qeverinë e udhëhequr nga Hashim Thaçi.

Sidoqoftë, në heshtje po vazhdojnë të qëndrojnë edhe Nënkryetarët tjerë të PDK’së. Asnjë fjalë për këtë skandal s’e ka thënë as Hajredin Kuçi, Arsim Bajrami e Memli Krasniqi.

Deri më tash për këtë skandal është deklaruar Vetëvendosje, ndërsa, LDK e ka ndjekur rrugën e PDK’së, shkruan Gazeta Express.

Zyrtarët e AAK’së, të pyetur nga mediat, kanë thënë se duhet të flasë së pari Prokuroria e pastaj partitë politike.

Ndërkohë, sot është raportuar se veprat penale në të cilat është i përfshirë Grabovci në përgjime mund ta çojnë këtë zyrtar të PDK’së në burgim për tetë vjet.

Mirëpo, zyrtarisht ende s’ka asnjë vendim për hetime apo ngritje të aktakuzës ndaj atyre që janë përfshirë në këto skandale.

Një grup i vogël i shoqërisë civile po kërkon dorëheqjen e Grabovcit dhe veprimin e Prokurorisë. Për këtë çështje janë mbajtur edhe disa proteste me numër të vogël të protestuesve në Prishtinë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje