Në emisionin AntiPod në First Channel,Arben Vrellaku ka rrëfyer se si ushtria serbre kishte vrarë babain e tij Hamze Vrellakun, tre vëllezrit Shemsi Vrellakun, Hysni Vrellakun, Avni Vrellakun dhe djalin e axhës Sami Vrellakun.
Arben Vrellaku antarë i kësaj familje ka thënë se Babai dhe vëllezrit e tij ishin duke kaluar nga fshati Baincë për në fshatin Qikatov, për tu bashkuar me antarët e tjerë të familjës, babai ishte me katër vëllezrit dhe me djalin e axhës,ata gjatë rrugës ishin ra në pritë të ushtris serbe dhe ishin ndaluar nga ata,Arbeni thotë se ata menjëhere kishin ekzekutuar dy vëllezrit e vogël Hysnin 17 vjeqarë dhe Avnin 14 vjeqarë, por ketu ka arritur të ju ikë vëllau tjetër I cili futet në male, edhe ai ishte gjuajtur me armë nga ushtri, por vetëm ishte plagosur në këmbë, Arbeni thotë se po në atë vendë detyruan babain e tij dhe djalin e axhes që ti hapin varret dhe ti varrosin dy vëllezrit e vrarë Hysnin dhe Avnin, sipas dëshmitarve dhe banorve të fshatit, babain dhe djaline axhës i kishin mbajtur edhe tri ditë duke i detyruar të bënin pune, të hapnin kanale dhe pas tri dite i kishin ekzekutuar edhe ata, por vëllau Fehmia i cili arriti te ikte, shkon dhe i tregon vëllaut Shemsis I cili ishte ushtarë I Uçk-së, I tregon se dy vëllezrit e vogël janë vrarë,ndërsa babain dhe djalin e axhës i kanë marrë më vete, vëllau Shemsia shkon atje, por fatkeqsisht vritet edhe ai, dhe thuhet sipas fshatarve të fshatit Trestenik, se është kapur i gjallë edhe ai është mbajtur disa ditë dhe pastaj është ekzekutuar,pasi I kan vrarë ata I kanë varrosur në varrezat e fshatit Trestenik me një eskavatorë”.
E gjithë kjo ngjarje është e shkruar edhe nga vetë Ministria e Mbrojtjes e ish Jugosllavis,ku me datën 20.09.2001 , Slobodan Tejiç, shef i komisionit dhe kapitani i anijes suhtarake, ja kishte dërguar Komandantit të KFOR-it , kreut të komisionit të përgjithshëm, colonel Mario Righele
Pastaj KFOR/I kishte dërguar keto dokumente tek familja e Hamza Vrellakut,Arbeni dhe vëllau Fehmiu gjatë gjithë kohës kishin kërkuar përmes Unmik-ut,nuk me kanë marrë parasyshë,nëpër gjykatat tona të Kosovës,pastaj I kam derguar edhe ne Eulex ,as ata nuk janë marrë më këtë punë,krejtë në fundë isha në prokurorin speciale dhe aty e caktuan Drita Hajdarin si prokurore të rastit,Arbeni thotë se Drita pas një kohe më mori në telefonë dhe me tha se nuk mundë të mirremi më këtë rastë sepse është munges e stafit të EULEX-it,gjithashtu më kërkuan Analizat e autopsis,por ata kur ishin zhvarrosur për të ju bërë autopsia nga Unmiku dhe Kfori,ata nuk ju kishin dhënë as një llojë rezultati te autopsies,ai tha se na sjellën kufomat në oborrë dhe na thanë se ju duhet ti varrosni,atë natë I mbajtëm në shtepi,të nesërmën i varrosëm në varrezat e fshatit,edhe pse na kishin thënë UNMIK-u dhe KFOR-i se ne do ti zhvarrosim dhe do ti varrosim prapë, pasi ti bëmë të gjitha analizat,Arbeni thotë se isha edhe në zyret e mjeksis ligjore,kërkova edhe aty analizat e autopsies,në fillim I gjetën e mrat dhe më thanë,po këtu janë,por puntorja është në pushim dhe nesër mundë të vishë ti marrësh,pas dy ore më thërret I njëjti person dhe me thotë se këtu nuk ka as një llojë analize të autopsies për këta përsona,unë e pyeta,po si ka mundësi ,ju thatë se këtu janë dhe I gjetët emrat,ai më tha se gabim ishte,këtu nuk ka analiza të këtyre përsonave dhe ma mbylli tel.
Arbeni kishte kërkuar edhe tek drejtësia në Kosovë,ku I kishte dërguar dokumentet dhe thotë se më premtuan se do ta bëjnë një emision për këtë rast,por edhe ata me gënjyen dhe filluan të mos me lajmerhoheshin më as në tel,edhe atëhere kur lajmeroheshin,thoshin se jemi në Shqipëri kur të kthemi të kontaktojmë,por nuk me kontaktuan kurr më.
Arbeni kishte qenë edhe në Nish dhe ishte takuar me një avokatë,I cili I kishte thënë se nuk kamë guxim të mirrëm më këtë rastë,është mjaftë e rrezikshme.
Arbeni tani po kërkonë nga organet e drejtësis vendore e nderkombëtare që ta marrin këtë rastë më më seriozitet dhe të mos mbetet e harruar,ndërsa ata të cilët bënë këtë krim,të dalin para drejtësis,sepse ushtarët tanë po denohen me nga 12 vjetë burgë për nje shuplakë,e ata që na djegën,vranë, dhunuan e masakruan po jetojnë të lire.