Islam Krasniqi
Konflikti i fundit në lagjen e trimave në Kumanovë bëri bujë të madhe po thuajse në të gjitha mediat e botës, në çdo ballinë të gazetave ditore dhe të rënët e Kumanovës nga qeveritaret u quajtën kriminel, ndërsa populli i nderojë si heronj.
Aq shumë i kemi mendimet e koklavitura sa që edhe vet jemi në dilemë se si ndodhi, pse ndodhi, kush e organizoj, pse e organizoi, ku ishte qëllimi i këtij konfliktit e kështu me radhë. Lufta në lagjen e trimave në Kumanovë, ku mbeten të vrarë 18 veta, dikujt i shkoi për shtati, e kujt me shumë së sa qeverisë së Gruevski.
Njeriut famëkeq Nikolla Gruevski, sa herë ti rrezikohet pushteti përdor shqiptarët dhe konfliktet etnike për të tërhequr vëmendjen nga problemet e qeverisjes së tij.
Këto skena të qeverisë së Maqedonisë janë bërë të shpeshta, çdo herë kur ka problem përdor skenarë të tillë, duke i verë në sprovë Shqiptarët në këtë vend dhe duke i eliminuar pjesëmarrësit e luftës Çlirimtare të vitit 2001, disa duke i vrarë, të tjerët duke i burgosur, disa duke i ekzekutuar neper burgje.
Se konflikti në lagjen e trimave ishte plan i qeverisë se Maqedonisë dhe këlyshëve të sajë apo shqipfolësve që kanë gjak sllavi nuk do koment! Ata i thirrën djemtë me të mirë të Shqipërisë dhe i qitën në kurth, ku edhe Çlirimtaret ranë pre e këtij komploti pa menduar dy herë, sepse gjendja aktuale në atë pjesë shqiptare, duke filluar që nga mos respektimi i marrëveshjes së Ohrit, burgosja e çlirimtarëve, ku pas vitit 2001 janë duke e vuajtur dënimin me burg mbi 250 ish pjesëtar të UÇK-së, mbi 400 të tjerë janë vrarë, bëri që të mos mendojnë shumë.
Elita politike shqiptare kanë zërë kolltukë të bukura, dhe të kapur pas tenderëve, kanë harruar qëllimin e tyre, kanë shkelur gjakun e dëshmorëve, idealin dhe betimin e tyre dhe nuk ju intereson asgjë lidhur me popullin tone atje.
Pas gjitha këtyre llogaritjeve grupi i armatosur shqiptar me ftesë të shokëve te tyre u nisen për në Maqedoni, ku edhe i tradhtuan, mirëpo ata tradhtar nuk i tradhtuan këta trima, por tradhtuan shtëpinë e vet, nderin e familjes se vet, besën shqiptare për pare.
Po harrojmë së këta djem ishin pjesëtarë të tri luftërave Çlirimtare dhe betimi i tyre ishte çlirimi i tokave shqiptare nga sllavët dhe bashkimi me nën-Shqipërinë, po fatkeqësisht kjo nuk ndodhi, por amaneti i dëshmorëve u harrua nga elita politike apo bashkëluftëtarët e tyre qe sot janë bërë ministra e deputet.
Porosia e çlirimtarëve ishte dëshmor ose jo, si të doni më quani, por amanetin për liri vëllezër të ma ruani, edhe ne mund ti quajmë si të doni, sepse shpërblim nga ne nuk kërkojnë, misioni i tyre ka qenë puna për bashkim kombëtar deri në vdekje.
Si mund të heshtëm pranë një shteti siç është shteti Sllavo-Maqedon pa identitet, një shtet kriminal, që i ekzekuton pengjet pa i gjykuar, siç ishte rasti me djemtë tanë në lagjen e trimave në Kumanovë, të cilët ishin të prangosur me duar lidhur prapa shpine, dhe kokën ulur për toke, tani dalin të masakruar.
Sa popull i pa ndjenja jemi, shkojmë merrem se çka po ndodh në Siri e në lindje të mesme, e nuk kërkojmë llogari për vrasjen e të burgosurve tanë. Gjithashtu mos të harrojmë se Shqiptarët kalbën neper burgje të Maqedonisë, e nga torturat e rënda nuk mund të mbijetojmë, vdesin nga plagët e rënda, e ne rrimë dhe kërkojmë fqinjësi të mirë me bërlloga e me ndyrësira.
Çlirimtarët nuk do të vdesin kurrë, por kemi vdekur ne, na ka vdekur zëmrat në trup të shendosh, sepse ata patën një IDEAL, e ne nuk kemi asnjë qëllim, ideali i tyre ishte bashkimi me Shqipërinë, sepse vetëm bashkimi benë fuqi.
Mos të mashtrohemi se nëse jemi në OKB –e si dy shtete jemi me të fuqishme, sepse po të ishte ashtu Gjermania nuk do të ishte bashkuar kurrë.
Beteja e Kumanovës ishte vetëm vazhdim i një lufte që u nis në vitin 2001, për të drejtat e shqiptarëve dhe heroizmi i tyre i bënë ata trima të pavdekshëm, trimat tanë u dorzuan që të mos ketë viktima në civil dhe në njerzë të pa fajshëm dhe me ndermjetësimin e partive Shqiptare, të cilët ju thanë dorzoni së nuk do të ju vrasnin, ata u dorzuan por jo vetëm që i vranë një pjesë të tyre por edhe i masakruan pasi i derguan në qëli të prangosur dhe te lidhur. Ata u kthyem por jo siq shkuan, u kthyen të mbështjellur më Flamurin tonë Kombëtar me ” Shqiponjën Dy Krenare” me Flamurin Kuq e Zi, të cilin gjdo herë e ngjyrosen bitë me të mirë të Shqiperis me gjakun e tyre, dhe u vëndosën pranë shokve të tyrë që ja falën jetën kësaj tokës në Varrezat e Dëshmorve, dhe ne si të doni i quajm (deshmor apo kriminel) por amanetin duhet të jau ruaim …!