Interi ka mposhtur skuadrën e Lazios të cilët kanë kaluar një formë shumë të lartë në këtë sezon në Serie A.
Nerazzurët fituan me rezultat prej 1-2. Ishte një derbi shumë i mirë me emocione të mëdha.
Lazio e përfundoi takimin me dy lojtarë më pak në fushë pasi me karton të kuq u ndëshkuan Mauricio dhe Marcheti.
Vendasit e filluan më mirë takimin duke kaluar të parët në epërsi përmes Candrevas i cili shënoi në minutën e 8’. Por Interi nuk u pajtua me humbje dhe më pas përmbysi rezultatin me dy golat e shënuar nga Hernanes, gjithashtu ata humbën edhe një penallti kur Icardi dështoi të shënoi nga pika e bardhë./InLajm/