Java e 20-të e Eredivizie nis me një surprizë të pakëndshme për Ajaksin e Amsterdamit. Kryesuesit e kampionatit nuk arritën të merrnim maksimumin e pikëve në shtëpinë e tyre ndaj Heracles, që me të drejtë mund të konsiderohet zbulimi i i këtij sezoni. Në “Amsterdam Arena” 90 minutat e kohës së rregullt si dhe koha shtesë përfunduan me rrjeta të paprekura, duke zhgënjyer të pranishmit në impiantin kryeqytetas. Pavarësisht presionit të madh në gjysmëfushën kundërshtare si dhe rasteve të shumta të krijuara në portën e Heracles, sulmuesit e Ajaksit e patën të pamundur për ta shtyrë topin në rrjetë.
Me kalimin e minutave u rrit dhe presioi te harketarët, me trajnerin De Boer që u mundua të ndryshonte dicka me hedhjen në fushë në pjesën e dytë të Shoenes dhe Ficher, por as loja e dy sulmuesve me eksperiencë nuk mjaftoi për të zhbllokuar rezultatin. Me këtë barazim Ajaksi shkon në kuotën e 48 pikëve, 4 më shumë se PSV Eindhoveni, që luan në transfertë me Excelsior. Me këtë pikë Heracles mbetet në vendin e katërt me 34 pikë, por rrezikon të humbasë disa vende nëse Utreht dhe Vitesse i fitojnë sfidat respektive.