Heqja e orës policore dhe testi PCR për ata që hyjnë në Kosovë, kabineti i Osmanit i reagon Hotit

E publikuar: 11/02/2021 18:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilltari i u.d së presidentit Vjosa Osmani, Artan Murati ka reaguar pasi qeveria në detyrë e Avdullah Hotit ka marrë sot vendim që të hiqet ora policore dhe ata që hynë në Kosovë të kenë testin PCR negativ.

Murati ka thënë se si është e mundur që testi PCR të kërkohet pikërisht tash kur ka flukt të mërgimtarëve.

“Dmth Qeveria në detyrë merr vendim sot (pika 3), që të gjithë qytetarët e Kosovës që hyjnë në Kosovë duhet të kenë test negativ jo më të vjetër se 72 orë, ose duhet të izolohen për 7 ditë. Kam pesë pyetje:E para, si është e mundur të mirret një vendim i tillë pikërisht në këtë kohë, kur dihet që kemi fluks të bashkëatdhetarëve që vecse janë nisur për Kosovë dhe janë rrugës, pa e pasur informatën për posedim të testit negativ”, ka shkruar ai.
Murati ka thënë poashtu se në rast të mungesës së testit dhe si rrjedhojë e izolimit a do të thotë kjo se atyre po u mohohet e drejta e votës.

“E treta, në rast të mungesës së testit, e si rrjedhojë e izolimit, a i bie që këtyre qytetarëve po u mohohet e drejta e votës të dielën? E katërta, a do t’ua paguaj ky formacion i qeverisjes në detyrë dënimet potenciale bashkëatdhetarëve tanë, nëse potencialisht do ta thyenin masën e izolimit dhe karantinës dhe do të dilnin ta ushtronin të drejtën e tyre fundamentale për të votuar”, ka shkruar Murati.