Hepatiti viral vret po aq sa AIDS dhe Tuberkulozi

E publikuar: 09/07/2016 09:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hepatiti viral është një nga vrasësit kryesorë në të gjithë globin, më një numër të të vdekurve që përputhet me AIDS dhe tuberkulozin.

Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka vlerësuar se infeksionet e hepatitit dhe komplikimet e tyre kanë çuar në 1.45 milionë vdekje në vitin 2013, ndërsa tuberkulozi në 1.5 milionë vdekje.

OBSH ka paraqitur një strategji globale për të trajtuar hepatitin. Studiuesit thonë se këto plane duhet të vihen në veprim urgjent për të trajtuar krizën.

Hepatiti viral i referohet pesë formave të ndryshme të virusit, i njohur si hepatiti A, B, C, D dhe E, ku disa mund të përhapen nëpërmjet kontaktit me lëngjet trupore të infektuara dhe të tjerët, A dhe E përmes ushqimit ose ujit të kontaminuar.

Shumica e vdekjeve në mbarë botën janë shkak i hepatitit B dhe C, e cila mund të shkaktojë dëme serioze të mëlçisë dhe predispozohen tek njerëzit me kancer të mëlçisë. Por për shkak se njerëzit nuk i ndjejnë gjithmonë simptomat e infeksionit fillestar, e kuptojnë atëherë kur është shumë vonë.

Shkencëtarët nga “Imperial College” në Londër dhe “Universiteti i “Uashingtonit” shqyrtuar të dhëna nga 183 vende, të mbledhura në mes të 1990 dhe 2013.

Ata gjetën se numri i vdekjeve të lidhura me hepatitin viral u rrit me më shumë se 60% gjatë dy dekadave, pjesërisht për shkak të popullsisë në rritje.

Vdekja nga sëmundje të tilla si tuberkulozi dhe malaria kanë rënë.

Doktor Graham Cooke nga “Imperial College” në Londër i përshkroi gjetjet si befasuese. Ai ka thënë: “Edhe pse ekzistojnë trajtime efektive dhe vaksina për hepatitet virale, ka shumë pak investime për përkujdesjen e këtyre pacientëve, veçanërisht në krahasim me malarien, HIV AIDS dhe TB”.

“Ne kemi mjetet në dispozicion për të trajtuar këtë sëmundje, në kemi vaksina për trajtimin e hepatitit A dhe B, dhe ne kemi trajtime të reja për hepatitin C. Megjithatë çmimi i barnave të reja është përtej mundësive të çdo vendi, të pasur apo të varfër”.

Studimi sugjeron se problemi më i madh ështënë Azinë Lindore.

Por ndryshe nga shumë sëmundje të tjera, vdekjet nga hepatiti viral ishin më të larta në vendet me të ardhura të mesme sesa tek vendet me të ardhura të ulëta.

Strategjia e trajtimit të hepatitit e cila u paraqit në maj te 2016-tës, përfshiu objektiva për të reduktuar raste të rejat hepatitit B dhe C me 30% deri në vitin 2020, së bashku me një reduktim prej 10% në vdekshmëri.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vendet dhe organizatat duhet të zgjerojnë programet e vaksinimit, duke u përqëndruar në parandalimin e hepatitit B tek fëmijët dhe nënat.