Hemorroidet, ja disa mënyra natyrale se si të shpëtoni

E publikuar: 24/01/2016 18:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hemorroidet janë një problem shumë i madh shëndetësor, por ka disa trajtime natyrale të cilat ju ndihmojnë që të çliroheni nga dhimbja, gjakderdhja dhe kruarja.

Ushqimet e pasura me fibra

Frutat dhe perimet e freskëta janë të pasura me fibra dhe ju duhet t’i përfshini ato në dietën tuaj. Këto fibra reduktojnë dhimbjet e hemorroideve.

Pini ujë

Uji e mban trupin të hidratuar dhe gjithashtu parandalon kapsllëkun. Ju duhet t’i evitoni Coca-Colat dhe pijet e tjera me sheqer për shkak se ato përmbajnë kafeinë që shkakton dehidratim.

Hudhra

Qërojeni një hudhër dhe thelbat e saj futni në një kavanoz me vaj ulliri. Futni në frigorifer para se t’i përdorni. Kur keni nevojë, futeni një thelb hudhre në rektum. Por, duhet ta dini se kjo dhemb, madje edhe mund të qani. Këtë metodë e përdorin shumë dhe është mjaft efikase në largimin e hemorroideve.

Vishni gjithmonë të brendshme të patra

Të brendshmet tuaja duhet të jenë gjithmonë të pastra kështu që ju duhet t’i ndërroni ato shumë shpesh.

Kube akulli

Ju mund t’i përdorni ata në këtë mënyrë: Futeni një copë të vogël akulli në anus për ta ‘freskuar’ atë dhe për të reduktuar ënjtjen.