Helmimi në ushqim mund t`ju rrezikojë vdekjen nëse keni imunitet të dobët. Ushqimi mund t’ju helmojë deri në 72 orë pas konsumimit andaj nuk duhet që gjithmonë ta fajësoni ushqimin e fundit që keni ngrënë.
Krahas viruseve dhe baktereve, arsyet e helmimit me ushqim mund të jenë edhe parazitët, për shembull, Entoameba histolytica. Me këtë më së shpeshti është e kontaminuar sallata e gjelbër.
Thirreni ndihmën e shpejtë nëse:
Keni simptoma të dehidrimit më serioz – urinim i dobët, sy të ndezur pa lot, gojë dhe gjuhë të tharë, frymëmarrje të përshpejtuar dhe rrahje më të shpeshta të zemrës.
Vështirë përtypni, flisni dhe merrni frymë, keni pamje të turbulluar, lodhje në muskuj dhe paralizë, veçanërisht pas konsumimit të ushqimit të konservuar ose të detit, por mund të keni edhe helmime nga kërpudhat.
Drejtohuni tek mjeku nëse dalloni këto shenja:
Temperaturë më të lartë se 37.7 gradë celsius;
Vjellje në sasi të madhe, saqë nuk mund të ruani asnjë lëng më të vogël, ose nëse kjo edhe pse është e paktë, por zgjat më shumë se një ditë;
Dhimbje të vazhdueshme në një pjesë të lukthit;
Diarre të fuqishme e cila zgjatë 2-3 ditë ose diarre me gjakderdhje.