Helmimi në Malishevë, mbyllet lokali përkohësisht nga policia

E publikuar: 13/10/2023 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe një helmim i nxënësve nga ushqimi i shpejtë apo siç njihet me emrin “Fast Food”.

Sot u raportua edhe për një helmim të nxënësve nga pakujdesia në pikat ku shërbehet ushqimi i shpejtë. Kësaj here ngjarja ka ndodhur në qytetin e Malishevës, rreth orës 17:00.

Njësitet e policisë kanë dalë në vend të ngjarjes, bashkë me inspektorët komunal si dhe ata nga Agjencia e Ushqimit dhe Vetrinës.

Kështu tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për infosot.

Pronari i lokalit në fjalë u intervistua nga prokurori i shtetit, ndërsa lokali është mbyllur përkohësisht.

“E kemi pranuar informatën në ora 16:50 se disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-Malishevë. Policia, inspektorët komunal si dhe ata të Agjensisë së Ushqimit dhe Veterinës  ishin në vendin e ngjarjes ku edhe u urdhërua mbyllja e përkohshme e lokalit dhe u bë intervistimi i pronarit të lokalit. Me rastin u njoftua edhe prokurori i shtetit dhe me vendimin e tij u inicua rasti si, “Prodhim dhe vënja në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor. Rasti shkon për hetim në procedurë të rregullt.” – tha Elezaj.