Në shikim të parë duket se helikopteri ka aterruar gabimisht në pronën private në Lancashire të Anglisë, por ai është aty për një qëllim.
Në fakt aeroplani i tipit Westland Lynx XZ262 prodhim i vitit 1977, është shndërruar në një shtëpi që i ka të gjitha gjërat e nevojshme për një jetë normale për një familje katër anëtarëshe, transmeton Telegrafi.
Në fakt është shndërruar në atraksion turistik, ku mijëra britanikë e rezervojnë që ta kalojnë një natë brenda helikopterit që besohet se është përdorur në Kosovë pas luftës nga ushtarët britanikë.
Brenda këtij helikopteri nuk mungon asgjë, nga kuzhina, frigoriferi, mikrovala, televizori LED dhe ngrohësi me gaz.
Kjo fluturake është blerë nga një familje e cila ka arritur ta transformoj, dhe ta bëjë të përshtatshme që një familje katër anëtarëshe ta kalojë natën.
Por, kjo nuk është e tëra, jashtë helikopterit është ndërtuar një tarracë e improvizuar për të gjithë ata që dëshirojnë ta shijojnë natyrën derisa pinë një gotë me verë.
Dhe të gjithë ata që janë të interesuar të kalojnë natën në këtë helikopter, duhet të ndajnë 105 funte. /Telegrafi/