Helikopteri më luksoz në botë me 20 pasagjerë (Foto + Video)

E publikuar: 04/04/2015 19:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me një kabinë luksoze dhe hapësirë të përshtatshme për 20 pasagjerë me ulëse tejet të rehatshme, Bell 525 Relentless do t’i bëjë fluturuesit seriozisht të lumtur kur do të fillojë fluturimin këtë vit.

Prodhuesit e këtij helikopteri, Textron, pritet që ta zyrtarizojnë çmimin e helikopterit më vonë por vëzhguesit e industrisë i kanë dhënë atij një vlerë prej $15 milion.

Ky helikopter është me të vërtetë shumë i bukur dhe brenda duket si një dhomë e ndejës e cila mund të fluturojë në çdo vend, transmeton Lajmi.net.

Helikopteri mund të fluturojë me një shpejtësi prej 280kmh dhe me kapacitetin e tij prej karburanti ai mund të fluturojë 900km pa u ndalur fare.

Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi të këtij helikopteri së bashku me një video:
2740140E00000578-0-image-a-5_14280497201692740159800000578-0-image-a-14_14280497475142740143600000578-0-image-a-11_14280497413292740168100000578-0-image-a-17_1428049813814274013EE00000578-0-image-a-3_1428049709319274015AE00000578-0-image-a-16_14280498006772740139A00000578-0-image-a-2_1428049700621