Heldt: Sa vonohet Demarkacioni, aq vonohen vizat

E publikuar: 03/10/2017 08:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e re si dhe shumica e re parlamentare duhet sa më shpejt ta përmbyllin çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, pasi që një gjë është e sigurt: Sa më shumë zvarritet ratifikimi i Marrëveshjes, aq gjatë do të duhet të presin qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian (BE-në).

Kështu ka deklaruar ambasadori i ri gjerman në Kosovë, Christian Heldt, gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se  njëkohësisht duhet vazhduar edhe lufta ndaj korrupsionit, pasi që, siç ka thënë ai, ofrimi i dëshmive për luftimin e kësaj dukurie negative është po ashtu një kriter i hapur për liberalizimin e vizave.

Diplomati i ri gjerman në Kosovë ka folur edhe për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ku ka deklaruar se ky i fundit duhet të formohet në përputhje me ligjet e vendit, pasi që ky hap, siç thotë ai, do të duhej ta mundësonte një integrim më të mirë brenda Kosovës.