Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Po shqyrtohen mundësitë e përfshirjes së Francës

E publikuar: 17/05/2025 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference me presidentin francez, Emmanuel Macron, tha se kanë folur për mundësinë e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Në këtë konferencë Rama theksoi se do të shqyrtohen më tutje mundësitë për realizimin e këtij synimi.

“Kemi folur me presidentin për mundësinë e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë dhe do të shikojmë më tutje në komunikimet e drejtpërdrejta se si mund të realizohet përfshirja e Francës”, tha Rama.

Ndryshe, kryeministri Edi Rama ka treguar edhe për projektet tjera ku Franca është apo mund të jetë e angazhuar.

I përmendi një fushë tjetër të rëndësishme të bashkëpunimit, atë të administrimit të ujërave, mbetjet, etj.