Hekuri, një element thelbësor për trupin tonë

E publikuar: 24/10/2015 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hekuri është një mineral thelbësor për funksionimin e duhur të trupit.

Ai sigurohet ekskluzivisht nga ushqimi i cili mund të plotësojnë nevojat e përditshme për hekur.

Cili është roli i hekurit?

Trupi i njeriut nuk është në gjendje të prodhojë hekur, pra ai duhet të sigurojë atë me anë të ushqimit. Hekuri absorbohet nga zorrët gjatë tretjes dhe është i domosdoshëm për prodhimin e: Hemoglobinës (pigment në qelizat e kuqe të gjakut që mbartin oksigjen e qelizave), Mioglobinës (proteina e muskujve që ka aftësinë për të ruajtur oksigjenin), Enzimat e përfshira në frymëmarrje dhe sintezën e ADN-së.