Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka emëruar si këshilltar Blirind Danjollin.
Lajmin e ka bërë të ditur ky i fundit, përmes një postimi në Twitter.
“Ndihem i lumtur t’ju njoftoj se kam filluar punën si Këshilltar i Ministrit të Financave, Punës & Transfereve i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Danjolli.