“Heke këtë foto, s’di kush thiu po t’fotografon”-nervozohet nëna e Yll Limanit

E publikuar: 04/08/2021 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jo gjithçka që hedhim në rrjete sociale, u pëlqen prindërve tanë. Ky ishte rasti edhe me Yll Limanin dhe fotografitë e fundit që ka publikuar.

Artisti u shfaq me një pije në dorë teksa tymoste një cigare.

“Mos ja dërgoni mamit tim këto foto nga nata e shkuar”, shkroi Ylli përkrah fotos së tij.

Por, mamaja e tij i pa këto foto dhe reagimi i saj nuk ishte aspak i lumtur thënë të paktën.

“O heke këtë foto se tmerr! Nuk të ka hije hiç. U rrëqetha. S’di kush thiu po të fotografon”, ka shkruar ajo në mesazh privat drejtuar të birit.