Mbrojtësi i Kosovës, Ibrahim Dreshevic e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri me fanellën e Heerenveenit.
Ibrahim Dreshevic ka gjetur rrugën e golit me tu inkuadruar në lojë për ekipin e tij holandez Heerenveen që këtë të shtunë e shkatërroi ekipin e Buitenpos me rezultat bindës 14-1 në udhëtim.
Dreshevic u inkuadrua në pjesën e dytë të lojës, teksa realizoi golin e fundit në ndeshje.
Reprezentuesi i Kosovës u inkuadrua me formacionin e dytë që u futën në ndeshje dhe pati paraqitje fantastike teksa realizoi edhe një gol të bukur.
Dreshevic u afrua në Përfaqësuesen e Kosovës në grumbullimin e fundit me selektorin Bernard Challandes, por që nuk pati minuta në dispozicion për shkak të mos rregullimit të dokumentacionit me kohë. /Telegrafi/