Haziri: Zgjedhja e Thaçit president, votëbesim për Qeverinë Mustafa

E publikuar: 26/02/2016 22:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se zgjedhja e Hashim Thaçit president të Kosovës, përvec se ishte zbatim i plotë i marrëveshjes me Partinë Demokratike të Kosovës, ishte edhe një dëshmi se sa e qëndrueshme është qeveria Mustafa.

Në profilin e tij në Facebook, ai iu është falënderuar deputetëve të kuvendit për votën e tyre.

“Pas konstituimit të qeverisë vitin e kaluar, ku LDK për herë të parë pas luftës udhëheq me qeverinë, sot u realizua në plotni marrëveshja me partnerin e koalicionit me zgjedhjen e z. Hashim Thaçi president. Votimi i sotëm për presidentin është votëbesim edhe për qeverinë e Isa Mustafës, për çka i falënderoj deputetët e Kuvendit të Republikës”, shkruan Haziri.