Haziri zbardhjen e vrasjeve politike: O Zot, drejtësia po flet

E publikuar: 19/02/2021 19:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i komunës së Gjilanit, njëherit dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar në lidhje me dokumentet zyrtare të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK, të siguruara nga Albanian Post, për disa vrasje të pasluftës në Kosovë dhe tentim-vrasjeve, ku është përfshirë një ish-deputet të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, Haziri ka thënë se më në fund, pas 20 vjetësh, doli guximi për zbardhjen e vrasjeve politike.

Ndër të tjera ai ka shkruar se vrasja e njeriut të urtë, engjëllit shpëtimtar të rezistencës aktive paqësore, po fillon të zbardhet.

Ky është statusi i tij: