Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka uruar që Viti i Ri 2025 të jetë vit më i begatshëm, më i shëndetshëm dhe me shumë mirësi.
Haziri ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një fotografi me familjen e tij.
“Nga familja ime për familjet tuaja! Uroj të gjithë qytetarët që 2025-ta të jetë vit më i begatshëm, më i shëndetshëm dhe më me shumë mirësi për të gjithë gjilanasit, për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, për bashkatdhetarët tanë në Evropë e Amerikë.”