Haziri: Presidentja ka punuar për anëtarësimin në KiE, Kurti ka prishur punë

E publikuar: 13/06/2024 21:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
LutfiHaziri

LutfiHaziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri i ka dal në krahë presidentes Vjosa Osmanit, sa i përket punës së kryer për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai thotë se Osmani e ka bërë rol të saj anëtarësimin dhe është angazhuar, njofton Klankosova.tv.

“Për dashuri, do të thosha se presidentja e ka pasur këtë raport më personal, këtë angazhim, dhe u pa që e ka shtyrë në politikën e jashtme goxha shumë si rol të saj”, u shpreh Haziri në Rubikon të Klan Kosovës.

“Presidentja është ajo që e ka shtyrë më shumë, dhe diplomacia parlamentare ka funksionuar e vetmja, delegacioni mbipartiak ose shumë partiak i Kuvendit të Kosovës e ka bë punën e vet, sepse ka punuar në mënyrë aktive për aplikimin e anëtarësimit tonë atje”.

Fjalë të mira nuk kishte për pushtetin e ekzekutivit.

Sa i përket kontributit të Qeverisë së Kosovës, dhe kryeministrit Albin Kurti, Haziri thotë se ata vetëm kanë prishur punë.

“Mundem me thanë se vetëm kanë prishur punë. Ata kanë pasur rolin kritik në Këshillin e Ministrave, ku vendosin qeveritë. Nëse ish dashtë që diku me pas kryeministri rol kritik, e ka pasur aty”, tha nënkryetari.