Haziri për VV-në: Pas opozitarizmit tonë racional, paskan tentuar të na sulmojnë me fushatë ‘sondazhi’

E publikuar: 06/04/2024 19:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, e ka quajtur sondazhin e fundit të Ubo Consulting, si një tentativë të Vetëvendosjes për ta sulmuar këtë parti.

Ai madje ka thënë se kjo ka ardhur pas një jave aktive të LDK-së.

“Një javë pas opozitarizmit racional e të faktuar, punës së jashtëzakonshme në terren me qytetarët, interpelancës për tenderët njëburimor dhe videos së djeshme të kryetarit të LDK-së, paskan tentuar me fushatë ‘sondazhi’ të na sulmojnë”, ka shkruar ai.

“Ne ecim para drejt rikthimit të madh. Nuk ka kush na ndal. Ne kemi vendosur të punojmë deri në ditën e zgjedhjeve pa u ndal. LDK, shpresë e besë për Kosovën!”.

Sipas sondazhit të publikuar të premten, Lëvizja Vetëvendosje del me 49.5 përqind, PDK me 17.1 derisa LDK-ja renditej e treta me 16 përqind.