Haziri për vdekjen e Nishanit: Lavdi përjetë President i shqiptarëve

E publikuar: 28/05/2022 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Kosova e në veçanti Gjilanit, do ta kujtojë gjithmonë presidentin Bujar Nishani, me epietetet më të larta për kontributin e jashtëzakonshëm dhe kujdesin e treguar institucional.

Postimi i tij i plotë në Facebook:
Na paska lënë ish-presidenti i shqiptarëve dhe miku im i madh, Bujar Nishani. Kosova, e në veçanti Gjilani do ta kujtojnë përgjithmonë me pietetet më të larta për kontributin e jashtëzakonshëm dhe kujdesin e treguar institucional. Lavdi përjetë President i shqiptarëve dhe Qytetar Nderi i Gjilanit!