Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se pas vendimit të Gjykatës Kushtuese rreth dekretit, të presidentit Hashim Thaçi, për 24 orë do ta formojnë Qeverinë e re që pritet ta udhëheq kjo parti.
Haziri ka thënë se do ta res“100 numërohen nga zgjedhja e Qeverisë, mirëpo 50 ditë punë e cila e ka humbur besimin për shkak të mocionit të mosbesimit”.
“Do të mbahet mend si qeveri e cila nuk ka arritur të realizojë 100 ditshin si duhet, por detyrën kryesore e kanë pasur pandeminë”.
“Çështje tjera përveç largimeve, shkarkimeve dhe emërimeve politike veprime tjera nuk ka pasur Qeveria”, shtoi ai.pektojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.
“Çfarëdo vendimi që të sjellë Gjykata Kushtetuese ne e respektojmë. Gjithçka është në pritje dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese i jep të drejtën atij ose atyre me bë Qeverinë dhe institucionet legjitime dhe kjo çështje është procedurale mandej sepse. Kurdo që gjykata e sjellë vendimin 24 orë janë të mjaftueshme që të kemi institucione të reja ekzekutive”, ka thënë Haziri.
Haziri ka komentuar edhe punën 100 ditshe të Qeverisë Kurti. Sipas tij, përveç largimeve, shkarkimeve dhe emërimeve politike veprime tjera nuk ka ndërmarre kjo Qeveri, raporton EO.