Haziri: Pa LDK-në, s’mund të shkaktohen e as të bëhen procese nga askush në Kosovë

E publikuar: 23/05/2024 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lutfi Haziri

Zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, po vlerësojnë se kjo parti është e vetmja pa të cilën nuk mund të shkaktohen e as të bëhen procese në Kosovë.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se kjo qeveri do të mbahet mend etëm për sjelljen e të burgosurve nga Danimarka.

“Pa LDK-në, as nuk mund të shkaktohen procese e as nuk mund të bëhen procese nga askush në Kosovë. Nga kjo Qeveri mundesh me pasë veç të burgosur nga Danimarka që do të sillen në Kosove dhe do mbesin në Kosovë”, ka thënë Haziri.

Sipas numrit dy të LDK-së, kjo qeveri do të mbahet mend edhe për imazhin e keq që i sollën vendit. “Do t’i mbajmë mend për dështim brenda dhe imazhin e keq që i sollën Kosovës. Kur një vend bëhet i mirë për të burgosurit emigrantë të një vendi tjetër, atëherë vendasit si ne në Kosovë kërkojnë atdhe më të mirë për vete, jo jetë më të mirë këtu!”, ka theksuar ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020