Rugova ka qene i veçante me artikulimin politik me te cilin i ka udheheq qytetaret politikisht. Kosova nuk mundet me qene njajte si me Rugoven si pa Rugoven. Kosova asht ndryshe tash”, tha Lutfi Haziri, nenkryetari i LDK’s permes intervistes me telefon per emisionin Rrokum Roll.
Tue thane se mungesa e Rugoves po verehet ne politiken kosovare, Haziri e permendi termin – neorugovizem, ku tha se asht ideologji qe duhet te vleresohet me te gjitha vlerat te cilat i ka lane Rugova.
“Ka qene ai qe i ka gjenerue partite politike ne Kosove, ka dashte me ba Kosoven e bashkueme, demokratike e me pluralizem”.
“Te njajten situate e ka pase Rugova ne vitin 2002, ku e kane bllokue zgjedhjen e tij President”, kujtoi Haziri, tue fole lidhun me bllokimin politik ne vend.
“Dialogu asht mjeti i vetem qe e nxjerr Kosoven nga kjo gjendje politke, e dialogu ka me qene edhe opcion i vetem i LDK si sot edhe neser”, sqaroi Haziri.
Lutfi Haziri i demantoi lajmet se LDK e PDK munden me shkue me nji liste ne zgjedhje.
“Na jemi dy parti qe historikisht kemi pase rivalitet ne vend, por po e theksoj se kjo nuk domethane anmiqësi”.
“S’kemi ndermend me thye kalendarin zgjedhor. Deri sa t’ec”, tha Haziri per koalicionin PDK-LDK.
Per ultimatumin e radhes qe ja dha opozita Qeverise, Haziri tha se pos protestave si presion per doreheqje, opozita duhet me shfrytezue edhe dialogun per dalje nga kriza.
“Afati per zgjedhjen e Presidentit duhet te respektohet”, tha Haziri, tue shtue se jane gjithsej 33 deputete te LDK’s qe kane me marre pjese ne zgjedhjen e Thaçit president.