Ai që ka kryer gjenocid nuk mund të nderohet, thotë Lutfi Haziri duke iu përgjigjur deklaratës së Aleksandar Vuçiq për një ditë të përbashkët për të gjitha viktimat në ish-Jugosllavi.
Lutfi Haziri e ka quajtur ofendim për të gjitha viktimat, deklaratën e kryeministrit serb për një ditë të përbashkët për të gjitha viktimat në ish-Jugosllavi.
Lexojeni të plotë postimin e hazirit:
“Dy fjalë për deklaratën e Vucic’it për ‘ditën e përbashkët për të gjitha viktimat në ish-Jugosllavi:
Secili qan dhe i nderon heronjtë e tij, por për t’i nderuar ata që që bënë gjenocid ndaj shqiptarëve pa kërkuar falje dhe pa një gjykim ndërkombëtar të agresorit, në këtë rast Serbisë, është më shumë se ofendim për të gjithë të masakruarit, të vrarët, gratë e dhunuara, fëmijët jetimë dhe heronjtë, dëshmorët e martirët që ne i nderojmë! LH” (sic.), ka shkruar Haziri në Facebook.