Haziri: Lista Guxo lansoi të pa vërteta për mua dhe LDK’në në Gjilan

E publikuar: 10/01/2022 23:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lutfi Haziri i LDK’së thotë se anëtarë të Guxo kanë shpifur kundër tij. E gjithë kjo sipas tij, duke përdorur punën e tij në të kaluarën në politikë.

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani”, Haziri thotë se nga Guxo janë lansuar të pavërteta kundrejt tij.

“Duke përdorur gjysmë të vërteta siç janë fotografitë ose takimet e caktuara, duke i lansuar ato ose duke i prodhuar dhe duke i përdorur për nevoja të caktuara, duke montuar dhe duke bërë lajme të rrejshme vazhdimisht”, tha Haziri.

“Fatkeqësisht këtu ka pasur kësaj here, sa i përket Gjilanit, edhe lista Guxo rol shumë negativ. Kolegët e mi me të cilët kam punuar me dekada, me të cilët kam qenë shumë afër…disa individë sepse ata janë një grup në themelim e sipër të cilët janë trajtu me korrektësi nga ana ime dhe lidershipi lokal i LDK’së, kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në lansimin e të pavërtetave”, shtoi ai.

Por a ka diskutuar Haziri me anëtarë të Guxo për këtë çështje?

“Jo në asnjë mënyrë, dhe s’e kam ndërmend me hy në situata të tilla”, tha Haziri.