Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë se Qeveria Kurti e ka filluar me hezitime qasjen ndaj dialogut me Serbinë.
Sipas tij, Kosova duhet ta shfrytëzojë kohën e pritjes së zgjedhjeve në Serbi për aktivizimin e dialogut të brendshëm, të partive parlamentare dhe jashtë parlamentare, duke përfshirë edhe shoqërinë civile në mënyrë që Kosova të përgatitet sa më mirë.
Lexo Edhe:
Mgid
Mgid
“Do të varrosi të gjallë”, paraburgim për prizrenasin që kërcnoi në gjykat…
Si shpëtova nga varikoziteti në 1 javë!
Përmes një shkrimi në Facebook, Haziri tha se Kosova është në një proces i cili kërkon përkushtim të madh dhe sipas tij, rreziku më i madh është mospërfshirja me seriozitet dhe lidership në këtë proces të dialogut.
“Jemi në një proces i cili kërkon përkushtim të madh dhe rreziku më i madh është që mos përfshirja me seriozitet dhe lidership në këtë proces të dialogut, sepse frika më e madhe është nga krizat rajonale dhe ato mund të kenë impakt shumë të madh në ngadalësim dhe ngulfatje të këtij procesi, i cili për ne është jetik, për shkak se integrimet euro-atlantike janë drejtim i vetëm për të cilin Kosova e sheh mundësinë politike që ta përfundojë shtet-ndërtimin për të qenë i barabartë me shtete tjera sovrane”, shkroi Haziri.
Ai tha se shumicë parlamentare e ka mbështetjen e opozitës sa i përket çështjes së dialogut, por sipas tij, kjo mbështetje nuk është pafund.
“Nuk mund të themi që e mbështesim hezitimin e mos besimin e tyre. Ne e mbështesim lidershipin e Qeverisë që të jetë këmbëngulëse, e qëndrueshme, kreative dhe të mos e kushtëzojë procesin e dialogut me çështje të cilat janë sekondare”.
Tutje, Haziri tha se duhet të merret seriozisht letra e presidentit amerikan Joe Biden.
Letra e Presidentit Biden, e konfirmuar nga Sekretari amerikan i shtetit, në Prishtinë duhet të merret seriozisht dhe pala jonë duhet t’i trajtojë seriozisht kërkesat e tyre, sikur që Serbia tashmë e di se marrëveshja përfundimtare është me njohje reciproke.
Por, krizat regjionale që janë prodhuar tash e që janë ndikim indirekt në Ballkanin Perëndimor mund ta rrezikojnë procesin seriozisht. Ne nuk guxojmë në asnjë mënyrë të rrezikohet procesi me këtë mbështetje amerikane dhe me ndërmjetësimin e BE-së që e kemi. Qeveria duhet të tregojë lidership dhe seriozitet, në mënyrë që të zbatojë obligimet që i ka, ta merr përsipër dialogun dhe agjendën, të shtyjë përpara këtë proces dhe, natyrisht, një konsensus sa më gjithëpërfshirës”, tha Haziri.