Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka drejtuar një sërë akuzash ndaj kryeministrit, Albin Kurti, lidhur me zhvillimet e fundit në vend.
Haziri komentoi edhe deklarimin e Kurtit se Ambasadori gjerman, Jeffrey Hovenier, kishte më shumë informacione rreth situatës në veri, për çka Haziri konsideron se Kurti po fshihet pas hijes së madhe të ambasadorit.
“A e patë Kurtin si iku e si u fshehë pas hijes së madhe të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier?! Kur e ka lutur BE kryeministrin e Kurti në vitin e parë të qeverisjes për të hyrë në dialog, ky i fundit ka thënë se nuk është prioritet i qeverisjes së tij. Fillimisht ka kërkuar rishikim të marrëveshjeve, lexim të transkripteve e procesverbaleve, duke akuzuar rëndë qeveritë paraprake”.
Madje, Haziri thotë se Kurti nga dialogun nga prioriteti i shtatë e vendosi të parin madje i pranoi të gjitha marrëveshjet.
“Prej prioritetit të shtatë, ky kryeministër e nxorri në prioritetin e parë dialogun me Serbinë dhe i pranoi të gjitha marrëveshjet, e duke hequr dorë krejtësisht edhe nga konfiskimi dhe gjobat për targat. Pse u dashtë kjo dramë nga Kurti, duke i rrezikuar seriozisht raportet me ShBA-në, të ndërtuara tash e 32 vjet më parë nga Presidenti Rugova, e pas dy ditësh të pranojë gjithçka?! Çka të themi tash pos që me mashtrime perfide i fitoi zgjedhjet e fundit?!”.
“Veç keni pengu për vizat, asgjë s’keni bërë për MSA e NATO përpos raporteve tê tensionuara me ta. Nuk keni prapa kujt të fshiheni”, ka shkruar Haziri në Facebook.