Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se Albin Kurti posedon një dokument të cilin askush tjetër në Kosovë nuk e ka.
“Kemi parë dokument, por dokumenti i vetëm zyrtar secili ka besim se është i duhuri, është ai që ka kryeministri në dorë dhe nuk e ka askush tjetër në Kosovë”.
Ai shtoi se në Serbi, Vuçiqi e ka parë dokumentin por nuk e ka pranuar.
“Në Serbi, aktin e presidentit Vuciq, ai nuk e ka pranu, ka thonë nuk kam nevojë me marrë këtë dokument. E ka parë dhe i ka thënë emisarëve nuk kam nevojë me pranu këtë dokument, unë dhe askush në Serbi”, tha Haziri në debatin “Politiko”.