Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se politika në Maqedoninë e Veriut do ketë përqarje. Haziri gjithashtu ka shtuar se Kurti dëshiron atje ta dërgoj ”këshilltarin e tij për ta bërë deputet, nuk është larg mendjes që kjo opozitë të transformohet në LVV”.
”Vlen në Shkup ka me pas fatin e vlanit në Kosovë”, tha Haziri në RTV21.
Haziri: Kurti ka shkaktuar trazira, ka shkaktu marrdhënie të kqija me Maqedoninë e Veriut
Haziri shtoi se Kosova nuk ka pasur asnjëherë mardhënie të kqija me vendet fqinje, me theks të veçantë me Maqeodninë e Veriut, se tash gjatë kohës së Qeverisë Kurti.
”Ka shkaktu trarëzira, ka shkaktu mardhënia të kqija, kurr s’ka qenë në marrdhënie me të kqija.” – tha Haziri ndër tjera.
Ai tutje ka shtuar se Kurti i ka ftohur marrdhëniet me SHBA-të, por sipas tij “ata nuk punojnë me Qeverinë thonë se e kena mik popullin e Kosovës”.