Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur për takimin e fundit të kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Haziri në dpt te Fidani në T7 ka thënë se ky takim i përngjan takimit të Reganit dhe Gorbaçevit lidhur me rolin dhe angazhimin e secilit.
Ai shtoi se për krejt çka është në funksion të dialogut Kosovë-Serbi, LDK-ja ka dhënë mbështetje pa hezitim.
“Ajo që ka ndodhur në takimin e fundit në mes të kryeministrit tonë dhe të atij serb është ballafaqim me të kaluarën kur përmenden tri gjenocide dhe rezoluta. I përngjan takimit të Reganit dhe Gorbaçevit, lidhur me rolin dhe angazhimin e secilit ku goditen palët ose elefantët në dhomë për rolin e tyre që pasqyron edhe frikën edhe angazhimin në përputhje me pritjet dhe me frikën politike që ndodh por, krejt kjo që është në funksion të dialogut LDK ka dhënë mbështetje pa hezitim”, tha Haziri.


















