Haziri: Kjo krizë në Veriun e Kosovës është e shtata e prodhuar në mandatin e Kurtit

E publikuar: 04/06/2023 17:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kriza e krijuar në veri, sipas tij, është e shtata e prodhuar në mandatin e Kurtit.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri tha se Kurti po vazhdon me veprime të befasishme.

“Kjo krizë në Veriun e Kosovës është e shtata e prodhuar në mandatin e z.Kurti. Kriza e fundit e cila eskaloi me protesta e dhunë, që burim e ka Beogradin, shkaktoi reagim të ashpër të partnerëve ndërkombëtarë ndaj Qeverisë, sepse z.Kurti po vazhdon me veprime të befasishme. Moskoordinimi me partnerët ndërkombëtarë dhe tejkalimi i axhendës së dakorduar me partnerët tanë në kuadër të dialogut, ka sjellur këtë tensionim të situatës”, ka shkruar ai.