Haziri: I tronditur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Duriqi

E publikuar: 25/02/2021 11:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I pari i Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur i tronditur për sulmin fizik që ia kanë bërë tre persona të panjohur dhe të maskuar, gazetarit Visar Duriqi.

Haziri ka kërkuar nga organet e drejtësisë që sa më parë ta zbardhin këtë rast.
Reagimi i tij i plotë:

I tronditur pas sulmit fizik ndaj gazetarit, Visar Duriqi. Kjo është tendencë sulmi edhe ndaj lirisë së shprehjes dhe assesi nuk duhet të tolerohet. Kërkoj nga organet e drejtësisë që urgjentisht ta zbardhin rastin dhe autorët ta marrin dënimin meritor!