Haziri: I patëm treguar popullit se emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së

E publikuar: 02/02/2020 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së e ka përshëndetur marrëveshjen LDK-LVV për bashkëqeverisje në mandatin e ardhshëm.

Haziri ka nënvizuar faktin se marrëveshja u finalizua pas një procesi jo të lehtë, ku LDK i ka ruajtur parimet e veta.

Nënkryetari Haziri ka thënë se qeverisjen e shpresës e presin punë të mëdha për Kosovën dhe njerëzit e saj.

Ky është statusi i plot i nënkryetarit Haziri në profilin e tij në facebook.

Ia patëm premtuar popullit që emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK’së.

Jam jashtëzakonisht i lumtur që pas një procesi jo të lehtë, LDK tashmë ka arritur marrëveshjen finale me LVV-në. Është shumë e rëndësishme që LDK i ka ruajtur parimet dhe konsistencën në qëndrime.

Koalicioni i Shpresës u bë realitet. Na presin punë të mëdha për Kosovën, për njerëzit e saj, ka shkruar nënkryetari Lutfi Haziri!