Haziri flet për të infektuarit nga koronavirusi në Gjilan, bën thirrje për vetizolim

E publikuar: 22/03/2020 01:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë një postim në orët e vona të natës ku ka treguar për gjendjen e të prekurve nga Koronavirusi jo vetëm në Komunë por edhe në tërë rajonin e Anamoravës

Sipas Hazirit, nga 66 mostra të marra nga Komuna e Gjilanit dy kanë rezultuar pozitive por që të dyja rastet janë të ndara.

Ai ka thënë se njëri rast është nga Zhegra e Gjilanit kurse tjetri nga Vrapiqi. Për rastin nga Vrapiqi, Haziri ka thënë se ai jeton në Ferizaj dhe kishte ardhur në vendlindje nga Gjermania para disa ditësh.