Haziri: Fitoret e LDK-së pa Prishtinën janë të vogla, Abrashi do ta mposhtë Ahmetin

E publikuar: 25/10/2017 18:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri konsideron betejë të fituar balotazhin për Prishtinën.

Haziri në Info Magazine ka potencuar se Arban Abrashi bindshëm do e mposhtë kandidatin e Vetëvendosjes, kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmetin, kjo pasi sipas tij pretendenti i LDK-së ka bagazhë të gjerë politike dhe prishtinasit e duan një kryetar si ai, njofton Klan Kosova.

”Defitinivisht, fitorja në Prishtinë është punë e kryer. Shpend Ahmeti është zgjedhur kryetar për inate politike të LDK-së, ai me marrëveshje të natës e ka përmbysur rezultatin Isa Mustafës”.

”LDK ka nevojë për mbështetje të qytetarëve në Prishtinë. Që t’ia kthejmë Prishtinën komplet prishtinalive. Prishtinalitë dijnë me reagu. Prishtinalitë kanë një mundësi të mirë që jo me inati që ne nae kanë shkaktuar herën e kaluar, që t’i japim mbështetje Arbanit për një fitore në Prishtinë”.

Tutje Haziri ka deklaruar se pavarësisht fitoreve në komunat e tjera, për të cilat ka thënë se i mirëpresin me kënaqësi, nëse LDK nuk fiton Prishtinën fitorja e tyre është e vogël.

”Fitoret tona në Kosovë, janë të vogla pa Prishtinën, pavarësisht se na gëzojnë tonë. Prishtina është konfirmim i fitores tonë të madhe të LDK-së”.

”Është votim për një të ardhme në 10 vjetët e ardhshme. Referendum pra në çfarë rruge shkon Kosova në të ardhmen.

Kantina për koalicion me Vetëvendosjen ka mbetur e hapur me tendencë bashkëpunimi, por nuk ka të bëjë me rolin e LDK-së. Nuk është mur që ne mundemi të realizojmë diçka tjetër”, ka përfunduar Haziri.