Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lutfi Haziri ka folur rreth aktgjykimit të Kushtetueses për shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja dhe kandidaturave të mundshme për postin e kryeministrit.
Ai në Debat Plus të TV Dukagjinit ka theksuar se nuk ka pritur një vendim të tillë pasi Kushtetuesja me verdiktin e saj çoi vendin në zgjedhje për herë të parë.
“Nga karakteri i Kushtetueses nuk është pritur vendimi në këtë format dhe këtë formë. Këto zgjedhje secili nga ne i ka pritur, ndoshta jo janarin”, u shpreh Haziri.
Sa i përket asaj nëse do të jetë kandidat për kryeministër, Haziri ka thënë se LDK ende nuk ka debatuar për emrat e mundshëm.