Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet t’i tregojë popullit se cilat do të jenë pasojat nëse e refuzon marrëveshjen me Serbinë.
Haziri në DPT te Fidani ka thënë po ashtu se Kurti duhet t’i tregojë popullit edhe për përmbajtjen e marrëveshjes bazë.
Javëve të fundit është riaktivizuar kërkesa perëndimore që të arrihet një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Qeveria duhet ta sqarojë popullin se çka nënkupton një marrëveshje bazë të propozuar nga BE-ja për Kosovën. Pse ka leju që Asociaiconi të bëhet shkallë për një dokument të tillë”, ka thënë Haxhiu.
AI po ashut ka deklaruar se “Beogradi mezi po pret që Prishtina ta dështojë planin e perëndimit për marrëveshjen”.
Haziri ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dhënë qëndrimin e saj për dialogun.
“Marrëveshja duhet ta ketë njohjen brenda”, ka thënë Haziri.
Ka shtuar se “Qeveria pozicionin në raport me qytetarët e Kosovës e ka sikur kur flet me diplomantët e huaj”.
Sipas tij “Qeveria po aborton politikisht”, duke e kritikuar Kurtin për qasjen ndaj dialogut. /Express