Haziri del në mbrojtje të Abdixhikut: Kuvendi i LDK-së i dha mandat të ri pas rezultatit më të rëndë historik

E publikuar: 18/03/2025 16:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pasi zyrtarë të partisë kanë ngritur pikëpyetje rreth votave që LDK ka marrë nga diaspora dhe kanë kërkuar lidership të ri në partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

Haziri ka thënë se duhet theksuar se LDK është e anëtarësisë së saj dhe jo funksionarëve, duke bërë të ditur se anëtarësia e partisë më 19 nëntor 2023 kishte vendosur që Abdixhikut t’ia japë një mandat të ri.

Ish-kreu i Gjilanit ka thënë se Abdixhiku e kishte marrë partinë nga një Kuvendi i jashtëzakonshëm që kishte ardhur si pasojë e rezultatit më të keq historik që kishte marrë LDK.

Ai tutje ka thënë se ndonëse LDK ishte angazhuar, rezultati nuk ishte ai që kishte dashur. Haziri në fund shkruan se betejat e fituara nuk ta garantojnë luftën politike, e aq më pak betejat e humbura të atyre që sillen sikur në LDK ka rënë morti.