Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se në takimin e sotëm të grupeve punuese mes tyre dhe Vetëvendosjes janë përmbyllur çështjet e politikave sektoriale dhe ato që lidhen me draft-kornizën e marrëveshjes.
Ai para medieve ka thënë se edhe çështja e Presidentit do të zgjidhet tash, njofton Klan Kosova.
“Asnjë çështje nuk lihet për më vonë. Synojmë arritje të marrëveshjes shumë shpejt. Nuk ka çështje e parandalon e përshkallëzon këtë raport edhe çështja e Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit do të zgjidhen në negociatave mes partnerëve pa asnjë problem”.
“Synimi i arritjes së marrëveshjes është që të bëhet sa më shpejt, ne jemi të gatshëm t’i realizojmë të gjitha obligimet tona”.
Haziri ka thënë se në Qeverinë e re do të jetë një ministër serb dhe një nga pakicat tjera.

















