Haziri: Qeveria nuk ka shansë me ra, koalicioni asht tue funksonue shumë mirë!
Zyrtari i LDK’s, Lutfi Haziri ka thane se PDK ka obligim ndaj marreveshjes se koalicionit me LDK dhe nuk mundet me i dhane mbeshtetje asnji mocioni per rrximin e Qeverise.
Keto komente, Haziri i ka ba nepermjet lidhjes telefionike me Fidan Jupollin ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum.
“S’due me paragjykue, por opozita s’mundet me ndertue mocion kunder Qeverise”, ka theksue Haziri.
Haziri ka thane se ka pervoja te mira dhe jo te mira nga koalicionet e mahershme te LDK’s me PDK’n.
“Çdo veprim i njianshem i PDK’s ose LDK’s veç se e thellon krizen dhe i trondit temelet e shtetit te Kosoves”, ka vleresue Haziri.
Haziri ka shtue se, LDK ka dijte gjithmone me i perballue situatat e paprituna, prandaj, simbas tij, nji gja te tille ka kapacitet me ba edhe tash.
Ne fund, Haziri ka mohue zanat per nji takim te mundshem te lidereve te dy partive ne koalicionin qeverises lidhun me prishjen e mundshme te koalicionit./Rrokum.TV


















