Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri ka deklaruar se çdo prekje e kufijve në Ballkan sot është thirrje për luftë, por duhet siguruar që marrëveshja finale për kufijtë të bëhet me pajtim ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe.
“Leposaviqi dhe 17 fshatra për mendimin tim nuk është problem, por Bistrica e Epërme, vendbanimet e Shalës së Mitrovicës së veriut janë të paprekura dhe si të tilla nuk guxojnë të preken”, ka thënë Haziri në Prime Time në Kanal10 duke iu referuar mundësisë për shkëmbimet territoriale.