Hazir Hoxha i drejtohet deputetes Pacolli: Për hajne e ki me dokument Kryetari i këshillit të fshatit

E publikuar: 26/07/2025 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i këshillit të fshatit Bellanicë të Malishevës, Hazir Hoxha po proteston para objektit të Kuvendit të Kosovës. Ai ka akuzuar deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, për hajni, për çka edhe u ballafaqua drejtpërdrejt me të.

Deklarimin e tij ai e bëri të ulur para hyrjes së objektit të kuvendit, teksa deputetët kanë filluar të vijnë për përpjekjen e 53-të për konstituim të kuvendit.

“Sot më ka sjellë arroganca e djeshme e Fitore Pacollit. Unë jam Hazir Hoxha nga fshati Bellanicë, komuna e Malishevës, përfaqësues i mbi 5 mijë banorëve. Fitore Pacolli, do ta them atë thënien e famshme të Napoleonit, por do ta modifikojë për momentin që e kemi ‘gjithë janë hajna, por Fitore Pacolli është me dokument’. Këtë e vendosa para dyerve këtu, kah të hyjnë deputetët le ta shohin çka është ka bëhet këtu. Që pesë vjet gati i bën Fitore Pacolli, kurrë nuk është marrë me neve, i ka vjedhë votat prej neve, është realisht kjo. ‘Hajde se ju ndihmojmë’, e kemi pasur takime. Problemi jonë i kah-motshëm nuk është ka trajtohet. Problemi për pronat, unë i përfaqësojë pesë mijë banorë, jam kryetar i këshillit”, tha ai.

Ai tha se ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, meqë siç pretendoi ai u janë marrë pronat nga ish-AKM-ja, tash AKP-ja.

“Për hajne e ki me dokument, jo se marrë…

Pacolli: Kur të duash ballafaqohemi me drejtësinë, shko tek organet kompetente, shko në polici

Hoxha: Kjo është letra jote, me dokument po të them”, kanë thënë ata.

Kujtojmë, një incident verbal ka ndodhur të premten në një lokal në Prishtinë, ku një qytetar është përballur me deputeten Fitore Pacolli, duke e akuzuar për korrupsion dhe duke e quajtur “hajne”.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, qytetari i është afruar tavolinës ku po qëndronte deputetja Pacolli dhe i ka ofruar të paguajë faturën e saj, duke i thënë se “duhet t’i vijë marre që po e vjedh Kosovën”.

“A të kujtohet kur thoshe hajna? I ke bërë miliardat”, dëgjohet të thotë qytetari gjatë konfrontimit verbal.

Deputetja Pacolli shihet në video duke ia hedhur faturën qytetarit dhe duke u ngritur në këmbë, teksa reagon ndaj akuzave.

“Unë nuk tu tutna. Nuk guxon të më prekesh”, i thotë ajo qytetarit në video.

Qytetari është ndaluar nga Policia e Kosovës për shkak të sjelljes së tij dhe tensioneve të shkaktuara në vendin e ngjarjes./kp