Ylli i Borussia Moenchengladbach, Thorgan Hazard ka thënë se gjithmonë e ka ditur se e ardhmja e tij nuk do të jetë në Stamford Bridge.
Mesfushori ofensiv ishte pjesë e Chelsea në vitin 2012 bashkë me vëllain e tij Eden, që nënshkroi nga Lille.
“E dija se nuk do të rri në Chelsea kur nënshkrova për ta”.
“Ishte mundësi e madh që t’i bashkohem një klubi kaq të madh, por e dija se më duhej kohë që të luaja”, ka thënë Hazard./Klan Kosova/


















