Albulena Haxhiu
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se bashkë me zyrtarë të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë kanë konsideruar se vizita e saj në Amerikë, e planifikuar të zhvillohet në dhjetor, duhet të shtyhet.
Ajo tha se deri tek ky vendim erdhi duke marrë parasysh situatën aktuale politike në vend, duke thënë se lajmet për refuzim vize janë të pavërteta.
Lexo edhe:
“Lajmet se më është refuzuar viza dhe lajmet tjera lidhur me vizitën, ndryshe nga ky shpjegim, nuk qëndrojnë pra janë të pavërteta”, ka shkruar Haxhiu, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, ajo tha se vizita do të realizohet dhe për datat, qytetarët do të njoftohen me kohë.