Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se ka pranuar amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani për zgjedhje të drejtpërdrejta nga populli.
Ajo përmes një njoftimi në facebook ka thënë se eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe se i bashkohet thirrjes për votimin e tyre.
“Sapo i pranova amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre. I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve”, shkroi Haxhiu


















